Për dy ditë me radhë ekipet zjarrëfikesëve të Elbasanit dhe të emergjenace civile të Bashkisë së Elbasanit u përballen me një zjarr të përmasave të mëdha në fshatin Gur i Zi, Njësia Administrative Labinot Mal. Kodrinat e Cërrunjës dhe Gurit të Zi u përfshirë nga zjarri kryesisht shkurre dhe bimësi të ulët, por edhe pyll me pisha. Terreni i vështirë e bëri të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë me mjete zjarrfikëse dhe e gjithë puna u përqëndrua me mjetet rrethanore me ndihmën edhe të banorëve të zonës.
Me kërkesë të Bashkisë së Elbasanit, nisur nga situata emergjente u kërkua ndërhyrja nga ajri, e cila nuk ka vonuar dhe vënë kështu nën kontroll pjesën më të madhe të zjarrit. Edhe ato pak vatra aktive janë nën vënë nën kontroll dhe nuk pritet një riaktivizim i tyre. Një ditë më parë Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ndoqi nga afër në terren situatën e vështirë me të cilën u përballen ekipet zjarrfikëse, ndërsa i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë të venë para ligjit autorët.
Ditët e fundit situata me zjarret në vendin tonë dhe në qarkun e Elbasanit kanë qenë shqetësuese, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta që po kalon vendi ynë, ku nuk kanë munguar edhe zjarrëvëniet e qëllimshme.