TIRANË, 17 qershor/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar sot se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 50 raste të reja me COVID-19.

Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik u shpreh se “rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit. Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi”.

Daja informoi se “shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnjë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077”.

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnjë 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

ATSH