Gjatë 280 testimeve të kryera 24 orëve të fundit të vendin tonë, janë konfirmuar me covid19 66 raste pozitive.
Në qytetin e Elbasanit janë shtuar edhe 2 raste të tjera ditën e sotme, të cilave nuk i është zbardhur ende historiku se nga ku janë infektuar. Bëhet fjalë për një punonjës policie dhe një 45 vjeçare, drejtuese e një shoqate për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ka humbur jetën edhe një 67 vjeçar nga Shkodra i konfirmuar me covid19 që vuante po ashtu nga influenca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë në vende të tjera rastet vijojnë:

Tiranë 32

Krujë 12

Vlorë 7

Durrës 6

Fier 3

Shkodër 3

Tropojë 1

Lezhë 1