Ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës, në Lezhë, të cilët prej kohësh gati 8 vite përbënin rrezik serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës

Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit.

Fillimisht po kryhet vendosja e rrjetave mbrojtëse pranë shkëmbinjve, dhe më pas do të vijojë shpërthimi i kontrolluar i tyre.
Kjo ndërhyrje synon të zgjidhë një problematikë të hershme, e cila ishte kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për zonën

Kryeplaku i Torovicës e cilëson ndërhyrjen si të domosdoshme, por kërkon që ajo të shtrihet në të gjithë malin përgjatë rrugës së Torovicës.

Në vitin 2017, rënia e një shkëmbi në aksin rrugor Balldre–Torovicë goditi një automjet, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre.

Që prej asaj kohe, rreziku nga shkëmbinjtë ishte evidentuar, por ndërhyrja konkrete erdhi vetëm pas tetë vitesh.

Top Channel