Aktori i Ilir Shkurti është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë e kolegët e tij.
Aktori nga Pogradeci u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 68-vjeçare.
Ai do të kujtohet për talentin e tij, humorin dhe energjinë që solli në teatër, në Estradën e Pogradecit dhe në kinemanë shqiptare.
Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.
Ndarja e tij është një humbje e madhe për komunitetin, por kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan për atë çfarë i dha jetës artistike të Pogradecit.
Top Channel



























