ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti sot parashikohet fillimisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut si dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

/a.f/



























