ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.