Gjatë takimit, përfaqësuesit shqiptarë prezantuan progresin e arritur në përafrimin e legjislacionit dhe standardeve kombëtare me acquis të Bashkimit Evropian në fushat e mjedisit, klimës, zhvillimit rajonal, transportit dhe energjisë.
Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e reformave sektoriale, si dhe masat e ndërmarra për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e politikave në përputhje me standardet evropiane.
Takimi rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar procesin e reformave dhe për të përshpejtuar rrugën drejt integrimit evropian, në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
/e.i/a.f/r.e/



























