ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime, ndërsa priten vranësira fare të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore në jug.
Priten reshje lokale shiu në formë pikash, kryesisht përgjatë relieveve të larta malore në jug.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.





























