ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime ndërsa vranësirat fare të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.