ATSH-DPA/ – Byroja e Këshillit të FIFA-s ka miratuar rregulloren e planit të lehtësimit prej 1,5 miliardë dollarësh për shoqatat kombëtare, në lidhje me pandeminë e COVID-19, njoftoi sot organi drejtues i futbollit.

“Ky plan lehtësimi është një shembull i shkëlqyeshëm i solidaritetit dhe përkushtimit të futbollit në periudha të tilla të papara”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Plani është i ndarë në tri faza.

Deri më tani, 211 federatat anëtare të FIFA-s kanë marrë pjesën e tyre prej 152 milionë dollarësh nga programi i zhvillimit “Forward” 2019 dhe 2020,

Grantet e tjera të “Forward” mund të shndërrohen në fonde të ndihmës operative COVID-19.

Gjithashtu, çdo federatë do të marrë edhe një grant prej 1,5 milionë dollarë, nga i cili 500 000 dollarë do të ndahen për lojrat e femrave, deri në janar 2021./ /ervo