Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga shtëpitë e rindërtuara në Bubq, një ndër vendet që u godit nga termeti i 26 nëntorit të 2019.

Në videon e publikuar nga kryeministri shihen shtëpitë që janë drejtë fundit, gjithashtu shkollat dhe rrugët.

“MIRËMËNGJES ? dhe me zemrën e Bubqit që po rilind, ju uroj një ditë të mbarë ?” shkruan Rama në postimin e tij.