ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Sipas ISHMT-së në dy javët e fundit janë kryer rreth 40 inspektime për paketimet, sigurinë e produkteve elektrike, për të drejtat e pronësisë Intelektuale, sigurinë e ashensorëve në përdorim, instrumentet mates ligjërisht të kontrolluar, mbrojtjen e konsumatorit dhe për sigurinë e përgjithshme të artikujve të kujdesit ndaj fëmijëve.

Në fokus së punës tonë, vijon puna për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale, gjithashtu vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore. /j.p/