/ATSH/ Rritja e infektimeve ditore ka rritur numrin e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Sipas burimeve zyrtare, në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546