ATSH/ Akreditimi ju jep operatorëve ekonomikë një sërë avantazhesh, ndër të cilat me rëndësi janë rritja profesionale, njohja në rang ndërkombëtar, integriteti dhe kompetenca teknike.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nënvizoi sot rëndësinë që ka akreditimi për kompanitë e biznesit.
Sipas saj, “kompanitë mund të reduktojnë shpenzimet nëpërmjet përmirësimit të sistemit teknik dhe menaxhimit në mënyrë efektive”.
Akreditimi është një mekanizëm që ndikon në rritjen e besueshmërisë dhe ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse laboratorët e provave, organizmat e inspektimit dhe certifikimit plotësojnë detyrat specifike.
Akreditimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO)./m.m//a.a/


























