Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet E.C., banues në Mamurras, Kurbin është arrestuar nga policia pasi u kap me 4.255 kg lëndë narkotike në banesë.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Mamurras, Kurbin, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4.255 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel