/ATSH/ Në portin e Durrësit java nisi me përpunimin e 3 anijeve tregtare, ndërsa 5 të tjera janë në pritje.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “sot në portin më të madh të vendit janë ankoruar 3 anije tregtare, nga të cilat do të përpunohen rreth 13,423 tonë mall të llojit skrap, çimento, hekur”.

Ndërkohë në radën portuale dhe në pritje janë edhe 5 anije të tjera tregtare me mbi 14,000 tonë mallra si; hekur, xhama dhe qymyr.

Përgjatë fundjavës që lamë pas, u përpunuan 7 anije me rreth 17,000 tonë mallra të ndryshme, ku mbizotëron çimento me 10,642 tonë.