Një vajzë 4-vjeçare e zhdukur prej 18 ditësh në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore është gjetur e gjallë në një shtëpi të mbyllur.
Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping pranë qytetit të Carnarvon më 16 tetor.
Një 36-vjeçar ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët.
Policia arriti të binte në gjurmët e vajzës dhe shkoi një shtëpi në Carnarvon në orët e para të së mërkurës.



























