Detaje të reja janë zbardhur për drogën e kapur në juglindje të vendit që kishte destinacion Greqinë.

Mësohet se tre mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit.

Sasia e drogës ende nuk dihet pasi vijon të peshohet, por bëhet fjalë për më tepër se 100 kg.

Hetimi disa mujor ka bërë që mjetet të ndiqen nga policia e Korçës deri në Goricë dhe i kanë kapur në palën shqiptare.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku.

Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë.

Top Channel