Është ndarë nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied.

Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. Balerina vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte një artiste në shumë fusha.

Dhimbja për largimin e parakohshëm nga jeta të Hueydas është i madh, teksa 46 vjeçarja ishte një personazh i dashur në vendin tonë.

46-vjeçarja kishte një djalë, ndërsa prej disa kohësh jetonte në Luksenburg së bashku me partnerin e saj.