Një status shfryrjeje mërzie i Briken Çaljes në rrjetet sociale ka zbuluar një problematikë për kampionin e botë i cili më pas është përballur edhe me reagimin e ministres së sportit për çështjen e shpërblimeve të tij që nga institucioni janë lëvruar prej kohësh, duke hapur një debat jo të vogël.
“Federata zgjodhi një rrugë tjetër që publikoi të gjitha dokumentet, dhe është shumë e qartë se dokumentet thonë që me 20 prill, që është urdhri I parë, pasi pagesat janë bërë me dy urdhra dhe mungon urdhri i dytë. Kjo çështje duhet të ishte mbyllur mes meje dhe federatës jo në publik”.
Ndërkohë për çështjen e shpërndarjes së shpërblimeve vetë presidenti i saj Elez Gjoza sqaron:
“Brenda muajit qershor ministria e arsimit pas vendimit të këshillit të ministrave, i ka kaluar në thesarë të gjitha shpërblimet në llogari të federatës shqiptare të peshëngritjes dhe federate ka mundur të bëjë të gjitha pagesat e shpërblimeve, duke filluar nga Evangjeli Veli, Erkand Qerimaj, Krenar Shoraj, së bashku me trajnerët e tyre, Samuel Bishanaku së bashku trajnerin e Samuelit njëkohësisht edhe Briken Çalja”.
“Kjo është ajo që më bën çudi që duket sikur unë i kam marrë paratë, por realisht deri në momentin që flasim unë nuk jam paguar dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme”, thotë Çalja.
Megjithatë vërtetë me sa duket pagesa e shpërblimit të Briken Caljes ka pasur një ngërç.
“Çështja e ka limit të parave nuk është e federatës por është e thesarit ne sot kemi mësuar se për shuma të mëdha si shpërblimi i Brikenit që shkon në rreth 180 milion lekësh duhet shoqëruar me një dokumentacion me urdhra jo të sekretarit të përgjithshëm, por bashkë me urdhrin e tij duhej shoqëruar me urdhrin e ministres që ne e disponojmë”, shprehet Gjoza.
Sipas dokumentacioni të që na vë në dispozicion federata shqiptare e peshëngritjes pagesat ndaj Çaljes janë bërë fillimisht më 7 korrik dhe ribërë ditën e martë më 12 korrik për mungesë dokumentacioni.
Top Channel



























