Prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona.

 

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot se këta mjekë specialistë janë pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj.

 

“Studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug”, u shpreh Rama.

 

Përgjatë viteve të fundit MSHMS ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e mjekëve dhe infermierëve.

 

Punësimi i mjekëve të rinj plotëson nevojat në specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.atsh