Tetë persona janë vënë nën hetim në Durrës dhe Shijak, pasi vendosën kamera ilegale në lagje.

Për ndërhyrje të padrejta në jetën private të qytetarëve në Shijak u vunë nën hetim Albert Muharremi vëllai Rrumit, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli) , Jasin Kala ( Avdyli ) , Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali, ndërsa në Durrës u vunë nën hetim Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja.

Gjatë operacioni t të koduar “Fijet” i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u çmontuan në Durrës, Shijak dhe Krujë 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe vënë nën hetim personat që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë.

Dyshohet se kamerat janë vënë për të siguruar informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim Dejvid Karaboja dhe Plarent Dervishaj, aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale.
identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, Shijak dhe Krujë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit D. K. dhe P. D. (aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale). Plani operacional ka vijuar në Shijak dhe nga kontrolli i ushtruar në qendrat urbane të kësaj bashkie, bazuar në planin e masave të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit J. K., A. B., A. A., Xh. V., A. M. dhe S. Gj. Gjithashtu, plani operacional “Fijet”, ka vijuar në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël. Vijon intensivisht puna hetimore, për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme, këto kamera. Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera”, sipas policisë.

Top Channel