Një 50-vjeçar, punonjës i firmës së pastrimit të portit të Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar, aty ku ai punonte. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike. Për pasojë ai ka pësuar dhe djegie në pjesën e përparme te trupit nga rënia mbi ngrohësen elektrike.

Ai është gjetur nga kolegët, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen. Pak çaste më parë në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë që po kryejnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes.

Top Channel