Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në sesionin e 42-të të Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, në fokus të të cilës kanë qenë ndryshimet e mëdha që po përjeton bota aktualisht për shkak të konfliktit, klima dhe transformimi dixhital.
Gjatë fjalës së mbajtur, Hasani deklaroi se “aksionet për klimën dhe aksionet globale për oqeanet bazuar në shkencë mbeten në krye të agjendës tonë të përbashkët.”
“Aksionet për klimën dhe aksionet globale për oqeanet bazuar në shkencë mbeten në krye të agjendës tonë të përbashkët. Forcimi i lidhjes “natyrë, shoqëri, zhvillim” duke ndërlidhur njohuritë shkencore dhe lokale me qeverisjen gjithëpërfshirëse, mbetet thelbësore. Ne përgëzojmë punën e UNESCO-s në mbrojtjen e rezervave tona të biosferës, vendeve tona të trashëgimisë natyrore botërore dhe parqeve gjeologjike globale, duke kontribuar kështu në qëllimin global për mbrojtjen e sipërfaqes së Tokës”- tha Hasani
Shefi i diplomacisë shqiptare u ndal gjithashtu edhe tek mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe liria dhe siguria e medies.
“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e zëshme për lirinë e shprehjes, transparencës në informacion, lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Mbështetja për gazetarinë profesionale dhe të besueshme është veçanërisht e rëndësishme në ditët e sotme, ku dezinformimi dhe lajmet e rreme po kërcënojnë vetë themelet e shoqërive dhe demokracive tona”- tha Hasani.
Duke përgëzuar rolin e UNESCO-s në mbrojtjen, promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ministri tha se: “Shqipëria mbetet e përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën, një kusht themelor për paqen dhe zhvillimin e bazuar në parimet e barazisë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën.”
Top Channel



























