Nartativa turistike e Shqipërisë, sipas saj, po merr një kthesë të re me një rritje të konsiderueshme të vizitorëve duke e pozicionuar vendin si një destinacion turistik gjatë gjithë vitit për vizitorët; pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Europa, SHBA-ja, Azia Lindore dhe Paqësori.
Në artikull thuhet se afro 475 000 vizitorë nga Evropa e konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion të preferuar të sapo zbuluar në skenën e udhëtimeve. Rritja e turistëve nga SHBA-ja me 20% dhe një rritje mbresëlënëse prej 40% nga Azia Lindore dhe Paqësori, tregojnë gjithashtu një magjepsje në rritje globale për historinë e pasur të Shqipërisë, peizazhet befasuese dhe mikpritjen e ngrohtë.
Ky transformim përforcohet më tej nga investimet e rëndësishme në infrastrukturë, duke përfshirë zgjerimin ambicioz të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Por shifrat në sektorin e turizmit, nënvizohet në artikull, janë dhe një fener shprese dhe mundësie, pasi sinjalizojnë një të ardhme të ndritur për Shqipërinë në skenën globale.
Me dyert e saj të hapura gjatë gjithë vitit, Shqipëria sipas Safak Costu, ofron një ndërthurje unike të bukurisë natyrore, historisë dhe mikpritjes, duke ftuar botën të eksplorojë xhevahiret e saj të fshehura
Top Channel



























