ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u ndal sot në një nga bizneset në fushën e agroturizmit, nga ku deklaroi se në vendin tonë po rriten çdo ditë shembujt kuptimplotë të rikthimit nga emigracioni, duke marrë me vete jo vetëm eksperiencën më të mirë, por edhe dëshirën për të investuar në atdhe.

“Fundimi i takon atij brezi që zgjodhi të largohej nga Shqipëria për të përmbushur ëndrrën e tij. Dhe në fakt ia doli, u bë një nga Master Chef më të mirë në Romë, në restorantin që e drejton po vet”, tha Ekonomi.

Ndërkohë, shtoi ajo, duke parë potencialin e madh të agroturizmit, po zhvillon prej kohësh fermën e tij bujqësore në fshatin e origjinës”, tha Ekonomi.

“Në vendin tonë po rriten çdo ditë shembujt kuptimplotë të rikthimit nga emigracioni, duke marrë me vete jo vetëm eksperiencën më të mirë, por edhe dëshirën për të investuar në atdhe”, deklaroi ministrja.

Qeveria pritet të miratojë ligjin sipas të cilit për çdo emigrant që investon për kthimin në bujtina të shtëpive të prindërve a gjyshërve të tyre t’i japë një grant prej 5 mijë eurosh.