EREVAN, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri armen, Nikol Pashinyan ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Lajmin e dha vetë kryeministri në faqen e tij në Facebook, duke deklaruar se e gjithë familja e tij është e infektuar.

Pashinyan dhe familja e tij, sipas kryeministrit, ”nuk kanë ethe apo të tjerët simptomat e tjera të sëmundjes”.

Kryeministri bëri të ditur se ”ka izoluar veten dhe familjen” dhe se ”synon të vazhdojë punën nga shtëpia”.

Sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”, në Armeni janë zbuluar 9 228 raste të infeksionit nga koronavirusi dhe 131 persona kanë vdekur.

ATSH