TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka informuar se së shpejti 4 biblioteka në kryeqytet do të pajisen me pajisje teknologjike.
Bibliotekat “Musine Kokalari”, “Hamit Beqja”, “Misto Treska” dhe “Aleksandër Moisiu”, së shpejti do të shndërrohen në hapësirat e preferuara edhe për të apasionuarit pas TIK.
BiblioTech është një nismë e bashkisë së Tiranës,mbështetur nga UNICEF, me qëllim shndërrimin e bibliotekave kryesore të kryeqytetit në inkubatorë teknologjikë.
Sipas bashkisë së Tiranës, bibliotekat publike në kryeqytet, po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave. “ Falë Bashkisë së Tiranës, ato që dikur ishin shndërruar në kafene dhe pika bastesh, brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Veliaj i janë rikthyer komunitetit”, informon bashkia e Tiranës ndër të tjera.
ATSH