ATSH-DPA/ – Banka Botërore i akordoi Afganistanit 400 milionë dollarë për të ndihmuar ekonominë dhe zbutur rreziqet nga kriza e COVID-19, njoftoi Banka Botërore.

Drejtori i organizatës për Afganistanin, Henry Kerali, tha se këto para do të ndihmojnë qeverinë për të menaxhuar mungesat e të ardhurave që vijnë nga ndikimet e koronavirusit.

Afganistani ka një ekonomi të paqëndrueshme, pas gati katër dekadash lufte dhe krize.

Sipas Ministrisë së Financave, buxheti aktual kombëtar i vendit përfshin rreth 5,9 miliardë dollarë.

Rreth 60% e buxhetit financohet nga donatorë ndërkombëtarë.

Sipas Bankës Botërore, mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë globale dhe shkallës së lartë të varfërisë ka shkaktuar sfida të mëdha për Afganistanin. / /sara/