ATSH – I. Vata/- Bashkimi Europian mbështet projektin për spërkatjen me drone të pishave të infektuar nga vemjet që ushqehen me halat e pishave..

Lajmi bëhet i ditur nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, ku njofton se 2 javë më parë, një nga startup-et e mbështetura nga programi EU4 Inovation, spërkati me dron insekticide me përbërje organike në një numër të madh pishash të infektuara nga vemjet e rrezikshme që ushqehen me hala pishe.

Ky projekt synon të eleminojë foletë e vemjeve para se ato të shkaktojnë dëme të pariparueshme në pyjet me pisha të Shqipërisë.