ATSH-DPA/ – Monumenti i “Atomiumit” në Bruksel, kopje e një kristali hekuri të zmadhuar 165 miliardë here, është hapur përsëri për vizitorët.

Sipas rregullave të rrepta të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, në ndërtesë lejohet të hyjnë deri në 150 persona në të njëjtën kohë.

Gjithashtu, para se të hyjnë, vizitorëve i kontrollohet temperatura dhe biletat mund të porositen vetëm në internet.

“Atomiumi”, i ndërtuar për Panairin Botëror të Brukselit në 1958, është tashmë një muze dhe një nga destinacionet më të njohura të kryeqytetit belg, duke tërhequr disa qindra mijëra vizitorë në vit./ /sara/