PANAMA, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Legjenda panameze e boksit, Roberto Duran, kampion i botës në katër kategori për peshat e rënda dhe dueli i të cilit me Sugar Ray Leonard ka mbetur në histori, është prekur nga COVID-19 dhe është shtruar në spital, theksoi djali i tij, Robin.
“Rezultatet e testeve të babait tim kanë ardhur dhe ato konfirmojnë se ai është pozitiv me COVID-19”, shkruan Robin Duran në Instagram.
“Faleminderit Zotit, për momentin, ai nuk ka shfaqur simptoma të ftohjes. Ai nuk është një përkujdes intensiv dhe as në respirator, betëm në vëzhgim”, shtoi ai duke theksuar se babai i tij kishte një mushkëri të dëmtuar që prej një aksidenti rrugor të ndodhur disa vite më parë në Argjentinë.
Robin Duran e dha këtë lajm disa orë para se babai i tij 69-vjeçar të shtrohej në spital si masë paraprake për një “virus respirator” që rezultoi se ishte COVID-19.
ATSH