ATSH/ Zv/kryeministri, Erion Braçe, në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve shprehet se mezi pret që të firmosë për pagën minimale 400 mijë lekë dhe  tatimin zero për këtë kategori.

Braçe sjell në vëmendje se tatimi zero është në fuqi për biznesin e vogël dhe për të ardhurat e punëtorëve të bujqësisë.

“1 maj; Me punëtorët.  Çdo ditë në Divjakë e Lushnje koha e shkuar mire ishte me punëtorët-disa prej tyre janë këtu. Tani, mezi pres te firmos për: Pagën minimale 400 mijë lekë! Tatimin zero për pagat deri në 400 mijë lekë. Ndërkohë; Tatimi zero për fitimet e biznesit të vogël është në fuqi. Tatimi zero për të ardhurat e punëtorëve të bujqësisë është në fuqi! Punë të mbarë”, shprehet Braçe.