BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Heqja e tarifave globale për produktet farmaceutike dhe mjekësore dhe krijimi i një skeme bashkëpunimi krize për të shmangur kufizimet në importin dhe eksportin e pajisjeve thelbësore mjekësore, janë disa nga elementët e propozimit që Komisioni Europian synon t’i paraqesë Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në dritën e përvojës së pandemisë së koronavirusit.

”Një debat i parë politik është caktuar për nesër në Këshillin e Tregtisë të BE-së”, deklaroi komisioneri përgjegjës, Phil Hogan.

Propozimi i Komisionit gjithashtu parashikon përmirësimin e rregullave aktuale të OBT-së mbi tregtinë e mallrave thelbësore.

ATSH