/ATSH-AFP/ – Njëzet e shtatë krerët e Bashkimit Europian, të mbështetur nga drejtuesit e tre institucioneve të BE-së kërkuan solidaritet për të dalë më të fortë nga kriza e koronavirusit, një një video të publikuar sot në Twitetr me rastin e ditës së Europës.
Një iniciativë e pazakontë, ndërsa festimet e kësaj dite janë të kufizuara nga masat kufizuese shëndetësore, videoja, prej më më pak se gjashtë minuta, sjell së bashku drejtuesit për një mesazh që synon të jetë optimist.
“Objektivi ynë është që Europa të dalë më e fortë nga pandemia dhe kriza e COVID-19”, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës do të marrë presidencën e rradhës të BE në korrik.
“Të guxojmë të rikrijojmë, të bashkohemi, të mendojmë dhe të reagojmë për të ardhmen. Është kjo frymë europiane për të cilën sot kemi më shumë nevojë”, nënvizoi presidenti francez, Emmanuel Macron.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli përfitoi nga kjo për t’iu kërkuar qeverive dhe institucioneve të jenë kurajoze dhe ambicioze.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të rifituar besimin e qytetarëve tanë”, theksoi ai.
Në një komunikatë të publikuar disa ditë më parë, shefja e ekzekutivit europian, Ursula von der Leyen pranoi se solidariteti europian ishte vënë në provë që prej fillimit të krizës.
“Dhe pastaj ne filluam të ndajmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, solidaritet de fakto. Ky solidaritet duhet të vazhdojë”, theksoi ajo.
Përgjigja e BE-së ndaj krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe masat kufizuese të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë vazhdon të organizohet. Ursula von der Leyen është ngarkuar që të prezantojë para fundit të muajit një plan rimëkëmbjeje.
Dita e Europës, 9 maj, është shënuar me hapjen e institucioneve europiane për publikun, e bërë e pamundur këtë vit për shkak të koronavirusit.
Viti 2020 është gjithashtu 70 vjetori i deklaratës së Robert Schuman, thirrja e të cilit më 9 maj 1950 konsiderohet si teksti themeltar i integrimit europian, dhe 25 vjetori i hyrjes së Austrisë, Finlandës dhe Suedia në bllok./ /ec/