Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, ka treguar për mediat se në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me 12 drejtuesit politikë të qarqeve, është folur dhe për listat e kandidatëve për deputetë.

Sipas Ballës, këto lista janë pothuajse gati në të 12 qarqet, por po punohet për përmirësimin e tyre.

“Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandiatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën”, tha Balla.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takime që raportohen në mënyrë vijuese, për ecurinë e fushatës në strukturat e PS, për përgatitjet e nevojshme për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi hyrë në atë procesin 4 mujor para zgjedhjeve, të gjithë jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e KQZ.

Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde demokratike. Shpresoj dhe që këto zgjedhje të jenë të gjithpranuara.

Kemi zhvilluar një proces shumëplanësh për kandidaturat. Jam shumë i lumtur që kemi përmbullur fushatën e “Deputetit që duam”. Ku u kemi dhënë mundësinë profesionistëve të kandidojnë në kuadrin e një platforme. Ka mësues, mjekë, infermierë.

Kjo cështje ka qenë dhe një prej diskutimeve të sotme, me të gjithë drejtuesit e qarqeve. Jam i sigurt që në të gjitha qarqet do të kemi përfaqësues që kanë ardhur përmes një procesi. Ne kemi përmbyllur dhe një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetëve. Kemi marrë një reagim shumë pozitiv.

Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandiatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën.

newsbomb