PRISHTINE, 19 qershor /ATSH/ -Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), sipas raportit 24 orësh janë të shtruar 79 pacientë.

Prej tyre, 65 raste janë pozitivë me COVID-19, 5 prej tyre në gjendje të stabilizuar lirohen për vetizolim në shtëpi.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

Nga 65 rastet e konfirmuara me COVID-19 pozitivë, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

ATSH