ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip anuloi sot një masë kufizuese, e njoftuar një ditë më parë nga qeveria e tij duke shprehur shqetësimin për të shpëtuar një ekonomi të dobësuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

Ky konfuzion ilustron ekuilibrin delikat mes nevojës për të rimëkëmbur ekonominë dhe asaj për të mos hequr shumë shpejt masat shëndetësore, ndërkohë që Turqia vazhdon të regjistrojë rreth 1 000 raste të reja çdo ditë.

“Një vendim i Ministrisë tonë të Brendshme, duke ndjekur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi dje në mbrëmje se një rikthim i kufizimeve për dalje do të vendosej në 15 provinca këtë fundjavë. Megjithatë ne kemi vendosur të rishikojmë këtë vendim pasi kemi marrë dhe mendimin e bashkëqytetarëve tanë”, deklaroi Erdogan në Twitter.

“Ne kemi kuptuar që ky vendim, që parashikonte vetëm të pengonte përhapjen e sëmundjes dhe të mbronte bashkëqytetarët tanë, do të ketë pasoja sociale dhe ekonomike të padëshiruara (…) Kështu që si presidenti kam marrë vendimin ta anuloj këtë masë”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm njoftoi dje në mbrëmje hyrjen në fuqi duke nisur nga sot në mesnatë të një kufizimi të ri gjatë fundjavës, një masë e vendosur që prej disa javësh, për të shmangur grumbullimet./ /ec/