TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Shtimi i rasteve pozitivë me COVID-19, ka bërë që ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu të zhvillojë një takim me mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv lidhur me situatën aktuale.

Manastirliu thotë se edhe pse stafi mjekësor ka qenë në vijën e parë të përballjes me luftën ndaj COVID, vigjilenca nga ana e tyre nuk është ulur në asnjë çast. Sipas saj, stafi mjekësor po sakrifikon çdo ditë.

Me mjekët dhe infermierët e palodhur të Spitalit Infektiv, në vijën e parë të përballjes me COVID19. Për fat të keq, rastet po shtohen në spitalin Covid1, ku nuk është ulur për asnjë moment vigjilenca dhe ku, si ditën e parë, janë këta mjekë, infermierë dhe i gjithë stafi që sakrifikojnë çdo ditë”-thotë Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi sot numrin më të lartë ditor të të prekurve me koronavirus.

ATSH