/ATSH/ Kryeministri Rama deklaroi sot në konferencën e fundvitit me gazetarët se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të fataliteteve nga COVID-19 në rajon.

“Në Shqipëri kanë humbur jetën 405 persona për 1 milion banorë, në Bosnje dhe Maqedoni norma është 3 herë më e lartë, mbi 1200, në Mal të Zi është mbi 1 mijë dhe ne jemi në një nivel të pranueshëm dhe të arsyeshëm për të qenë të motivuar që të vazhdojmë deri në fund së bashku për t’ia dalë pa plagë katastrofike, edhe pse çdo jetë e humbur është tejet e dhimbshme dhe tejet e rëndësishme në këtë luftë kaq dërrmuese”, theksoi kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, “dua të sjell në vëmendje që janë pikërisht masat e marra, strategjia e ndjekur dhe patjetër edhe zbatimi i saj përgjithësisht në masë dërrmuese me korrektesë nga njerëzit që ka sjellë që të jemi faktikisht sot që flasim vendi me numrin më të ulët të fataliteteve në rajonin tonë”, tha Rama.  z.tosku/j.p/