KOPENHAGË, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Danimarka lehtësoi më tej masat kundër koronavirusit, duke lejuar grumbullimet nga 10 deri në 50 persona.
Sallat e brendshme të sporteve, palestrat, qendrat stërvitore, pishinat dhe vendet e ngjashme me to, u rihapën si pjesë e fazës së tretë të lehtësimit të kufizimeve të virusit.
Pajisjet e trajnimit do të duhet të dezinfektohen pas çdo përdoruesi dhe pjesëmarrësit në kurset e jogës, u këshilluan të sillnin dyshekë personalë, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Qeveria e kryeministres Mette Frederiksen, së bashku me partitë që mbështesin qeverinë e saj, si dhe partitë kryesore të opozitës ranë dakord për masat.
Danimarka ka rihapur shoqërinë gradualisht, pas mbylljes së kufijve dhe të shumë institucioneve në mars.
Shkollat, restorantet, teatrot, kinematë dhe dyqanet me pakicë janë rihapur kohët e fundit.
ATSH