ATSH/ Mjekët e shërbimit parësor në vijimësi të situatës së krijuar prej COVID-19, janë trajnuar online me qëllim, depistimin, menaxhimin në mënyrën më të mirë si dhe referimin e rasteve pozitivë me COVID-19.
Specialistët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të Drejtorisë Qendrore informojnë se zhvillimi i trajnimeve është me rëndësi veçanërisht në kuadër të situatës së koronavirusit.
Gjatë takimit të mbajtur virtualisht, u diskutua mbi rolin e mjekut të familjes në depistim, menaxhim dhe referimin e rasteve me COVID-19.
“U zhvillua sot trajnimi online për COVID-19 , organizuar nga OSHKSH DQ, ku pjesëmarrës ishin mjekët e shërbimit parësor. Në këtë trajnim u diskutua mbi rolin e mjekut të familjes në depistimin, menaxhimin dhe referimin e rasteve me COVID-19”, bëjnë të ditur, specialistët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
z.tosku//a.a/