Që ditën që u lejuan të rihapin bizneset e tyre pas mbylljes për shkak të Covid-19, një ndër bizneset i cili është duke hasur me fluks qytetarësh, janë pikërisht berberhanet.

Kur kanë kaluar tashmë disa ditë nga hapja e tyre, ata janë duke pasur kërkesa të mëdha nga klientët për të kuruar imazhin e tyre.

Prend Skënderi, shprehet se kërkesat kanë qenë të shumta edhe gjatë periudhës së karantinës, por ata nuk kanë mundur të ofrojnë shërbim për shkak të sigurisë. Aktualisht rihapja e salloneve është bërë duke respektuar urdhërat e distancimit social.

Padyshim që më të lumtur për rihapjen e tyre janë klientët e sidomos të rinjtë, për të cilët imazhi është një pjesë shumë e rëndësishme e lukut të tyre.

Që prej ditës së hënë qarku i Elbasanit është shpallur zonë e gjelbër dhe janë lejuar që të rihapen pjesa dërrmuese e bizneseve në mënyrë që të vijojë aktiviteti normal.

Elbasaninews.tv