Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku foli për Kupën e Shqipërisë. Ai u ndal edhe te përballja me Dinamon në kampionat.
“Në fakt Kupa është një nga objektivat për të shkuar sa më larg, fati na ra me Vllazninë, një nga skuadrat më të mira në Shqipëri, me traditë, por ne do të bëjmë më të mirën për ta kaluar këtë tur. Është e njëjta gjë që bëmë edhe tani, edhe ndaj Teutës luajtëm me lojtarët më të mirë. Kupë dhe Kampionat dy ndeshje janë ato.
Skuadra ka nevojë për dy lojtarë, jemi duke punuar, është pak e vështirë tani, duke parë edhe lojtarët me kontratë. Po mundohemi me kampionatet e huaja. Është një ndeshje e vështirë me Dinamon, do provojmë dhe të ndryshojmë rezultatin, luajmë në shtëpinë tonë dhe bëjmë maksimumin.
Jemi në formë të mirë dhe rezultatet kanë ardhur. Ka ndryshuar mënyra e lojës, kanë mbërritur lojtarë të rinjë, Gvozdenoviç ka sjell frymë të re në skuadër. Unë nuk e di çfarë quhet dështim në vitin e parë në Superiore, të gjitha skuadrat kanë nevojë për kohën e tyre, ne do ta provojmë deri në fund të sezonit, nëse e arrijmë është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Guranjaku.
PANORAMASPORT.AL