TIRANË, 11 qershor/ATSH/- Vijon edhe në Durrës, kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore. Gjatë kontrollit janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.
Nga kontrollet me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.
ATSH