Askush nuk është imun nga covid 19, dhe pavarësisht të gjitha masave në shkolla vijon të ketë mësues e nxënës të infektuar. 2 mësues kanë rezultuar pozitiv me covid ne 24 orët e fundit në Elbasan, ndërkohë që po kaq janë negativizuar.

Aktualisht numri i mësuesve të infektuar vetëm në Elbasan shkon në 20. Pavarësisht të gjitha rasteve pozitive në shkolla, mësimi vijon normalisht. Asnjë nga shkollat e arsimit 9-vjecar dhe të mesëm në Elbasan nuk është mbyllur, ndërsa dy kopshtet publike të mbyllura para disa ditësh janë rihapur.

Anila Çota, drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore në Elbasn, ben me dije për Tv Skampa se mësuesit janë infektuar jashtë mjediseve shkollore, ndërkohë që është marrë cdo masë për zevendësimin e tyre. Znj.Çota kërkon me detyrim zbatimin korrekt të higjenës.

 

Për Drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan, Xhevahir Budani, situata në shkollat e Elbasanit është nën kontroll, ndërsa po vijon gjurmimi i rasteve pozitive.

 

Ata që i druhen një mbyllje të dytë të institucioneve shkollore janë prindërit dhe nxënësit. Eksperienca e një viti më parë me mësimin online nuk u ka lënë aspak shije të mirë ndaj shpresojnë që shkollat të qendrojnë hapur sa më gjatë, ndonëse ministria e arsimit dje prezantoi platfomën akademia.al.

Nisur nga rastet pozitive është mbyllur një grup i klasës së dymbëdhjetë në gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan. Shtatë nxënësit e këtij grupi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Rastet pozitive me covid cuan një ditë më parë në mbylljen pa afat te gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë të infektuar konstatohen thuajse në të gjitha drejtoritë në Elbasan. Edlira Xherri

ELBASANINEWS.AL