Nje aksident i rende ka ndodhur kete mengjes ne aksin rrugor Fushe Buall-Shushice ku nje mjet ka humbur kontrollin duke rene disa metra ne gremine.

Ekipet e zjarrfikeses se Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit te Kerkim Shpetimit Malor prej disa oresh vijojne kerkimet, por terreni i thepisur malor e ben te veshtire punen e grupeve te terrenit.

Bashkia e Elbasanit ka kerkuar ndihme prane emergjencave civile te cilat gjithashtu kane derguar helikopterin e ndihmes se shpejte i cili vijon kerkimet per te lokalizuar vendin ku ndodhet i demtuari.
Deri tani dyshohet per vetem nje te demtuar.