Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Elbasan Z.Klevis Xhoxhi, është zhvilluar mbledhja me Kryetarët e Bashkive të Qarkut.
Prefekti i Qarkut është informuar për situatën në të cilën ndodhen Bashkitë si dhe për veprimtarinë e tyre.
Nisur edhe nga afrimi i sezonit dimëror Prefekti udhëzoi Kryetarët për marrjen e masave të nevojshme nga Bashkitë për përballimin e situatave emergjente që mund të sjell ky sezon.
Bashkitë duhet të aktivizojnë të gjitha forcat dhe mjetet që disponojnë për përballimin e situatave që mund të krijohen për shkak të ndryshimeve metereologjike. Të kujdesen për mirëmbajtjen e akseve rrugore.
Një rëndësi të veçantë Prefekti i kushtoi diskutimit për marrjen e të gjitha masave për sigurimin e ngrohjes në shkolla dhe kopshte, në mënyrë që të garantohet zhvillimi me kushte sa më optimale i procesit mësimor.
Në përfundim të këtij takimi Prefekti ka kërkuar që të gjitha Bashkitë të kenë prioritet ofrimin e shërbimeve në kohë dhe me cilësi ndaj qytetarëve.