Elbasanit i ka mjaftuar goli i Kristi Qoses në ndeshjen ndaj Bylisit, për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar ndjekjen e zonës së “Final Four”.
Verdheblutë kanë kërkuar me ngulm fitoren në këtë sfidë dhe ia kanë arritur atë edhe pse miqtë u munduan t’i rezistonin dhe të krijonin raste para Totoshit. Gjithsesi, edhe ky rezultat ishte mëse i mjaftueshëm për ekipin e Elbasanit që mbetet në ndjekje të Partizanit të vendit të katërt.
Ndërkaq, Bylisi sheh përsëri veten në zonën e rrezikut në renditje, duke qenë në diskutim deri në javën e fundit për mbijetesën.
ELBASANI-BYLIS 1-0
25′ Qose
25’ GOOOL ELBASANI! Lilaj harkon nga e djathta në zonë ku Qose me kokë nuk gabon duke tundur rrjetën.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Totoshi, Kasa, Olberkis, Qaqi (65′ Lulaj), Lila, Qose (90″ Gava), Dros, Ibrahim (74′ Diallo), Xhoel, Lukili (89′ Gjoni), Tsague
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
BYLIS: Batista, Abazaj, Ilieski, Perndreca, Peralta, Malomo (46′ Da Silva), Berko, Përgjoni, Kamara, De Souza (69′ Mustafa), Kane (52′ Ruçi)
Trajner: Gentian Mezani
KV: Lila, Dros / Abazaj, Berko
ARBITRAT
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent arbitër i 1-rë: Arbër Zalla
Asistent arbitër i 2-të: Rejdi Avdo
Arbitri i katërt: Daniel Vrap
VAR: Dorjan Maletaj
AVAR: Klodian Prengaj